Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, 3-8 vite burg kush nuk respekton karantinën apo izolimin

0

Sot hynë në fuqi ndryshimet ligjore në Kodin Penal, që parashikojnë dënim me burg për personat që nuk respektojnë karantinimin në kohë pandemie.

Në 16 prill parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin Penal për moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë. Këto ndryshime u botuan në Fletoren Zyrtare në 23 prill.

Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, në funksion të gjendjes së epidemisë apo të zbatimit të masave të jashtëzakonshme, nga personi ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 (gjashtë) muaj.

Po kjo vepër, kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 (dy) vite.Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinimin ose izolimin apo shkelja e rregullave të karantinës ose të izolimit, nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, të cilit i është njoftuar ky detyrim nga autoritetet shtetërore përkatëse, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 3 (tre) vjet.

Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës i sëmundjes apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 5 (pesë) vjet.
Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 (dy) vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose është rrezikshme për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga 3 (tre) deri në 8 (tetë) vjet.

Ndryshimet në Kodin Penal do të jenë të aplikueshme edhe nga policia apo postblloqet e kontrollit në terren.

Artikulli i mëparshëmKjo është vila luksoze ku po qëndrojnë të izoluar Prince Harry dhe Meghan Markle
Artikulli i radhësVuçiç betohet: “Gjeni president tjetër, unë se firmos njohjen e Kosovës”