Modelja e Revistës “PlayBoy” e cila ka qenë në lidhje me futbollistin Neymar është arrestuar, pasi nuk i ka respektuar masat e bllokimit.
Bukuroshja kroate, Soraja Vucelic u arrestua të dielen nga policia në qytetin e vogël Zhabljak në Malin e Zi.
Mediat lokale raportojnë se si 33-vjeçarja u pa bashkë me shoqen e saj, në orarin kur nuk duhej të ishin jashtë për shkak të masave të pandemisë.
Një zëdhënës i policisë tha: “Duke vepruar në mënyrë tipike, vizituam një vilë në Borje (fshat), ku gjetëm dy femra. Ato nuk kishin leje për të qëndruar të lira jashtë nga bllokimi dhe të dyja u privuan nga liria dhe do të përballen me kallëzime penale të kryera nga prokurori i përgjithshëm i Prokurorisë Themelore të Shtetit”.
Sidoqoftë, përkundër deklaratës së raportuar të policisë, Vucelic, e cila raportohet se kishte një lidhje të shkurtër me sulmuesin e Paris Saint-Germain Neymar në vitin 2014, mohoi që ajo ishte në konflikt me autoritetet malazeze.
Ajo u tha gazetarëve: “Unë nuk u arrestova, siç u shkrua në media, kam pasur vetëm një bisedë në polici me mikun tim”.
“Ne të dyja udhëtuam me makinën e shoqes sime dhe ajo nuk kishte dokumente me vete dhe gjithashtu harroi patent-shoferin. Problemi më i madh ishte se makina kishte targa italiane, por gjithçka u zgjidh më pas”, deklaroi modelja kroate, e cila është një nga ish-të dashurat e futbollistit brazilian, Neymar.