Rezultatet e testeve të imunitetit: Ja numri i mjekëve që janë pozitivë

0

Për herë të parë, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar këtë të premte rezultatet nga testet serologjike, që kanë nisur prej së hënës së kaluar.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani janë testuar 440 persona, staf mjekësor, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 11.2 përqind e të testuarve, por nuk është sqaruar nëse këta persona janë aktualisht pozitivë apo e kanë kaluar Covid-19.

“Ashtu siç jeni në dijeni, në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT, po vazhdon procesi i testimeve serologjike për grupet më të riskuara, ku përfshihet dhe validimi i tyre në lidhje me specificitetin dhe sensitivitetin ndaj COVID-19.

Deri tani janë testuar 440 staf mjekësor dhe pacientë të konfirmuar, me një nivel 11.2 % të pozitivitetit të përgjithshëm. Këto janë rezultate paraprake dhe në ditët në vazhdim pritet të merret një kampion më i madh, kështu që këto rezultate mund të ndryshojnë. Në një fazë të dytë do të zgjerojmë testimin në popullatë për të parë % e saj që e ka kaluar sëmundjen,” deklaroi MSH.

“Gjithashtu janë kryer 18 testime në personel mjekësor dhe pacientë tek shërbimi i Neurokirurgjisë në QSUT dhe të gjithë të testuarit kanë rezultuar negativë për COVID-19”.

Artikulli i mëparshëmAktorja tregon 4 përbërësit që e bëjnë të ketë një lëkurë për ta pasur zili/ Maska e thjeshtë në kushte shtëpie
Artikulli i radhësNorvegjia nis heqjen e kufizimeve. Regjistron shumë më pak viktima se fqinjët e Suedisë