Ende pa u grumbulluar mirë qytetarët, policia ka ushtruar dhunë dhe ka futur në makina disa aktivistë që kishin dalë për të protestuar në sheshin Skënderbej. Mes personave të shoqëruar me dhunë janë dhe Altin Goxhaj dhe aktivisti Arben Kola.
Një zonjë nuk është ndjerë mirë dhe ka mbetur e shtrirë në mes të rrugës, dhe është tërhequr zvarrë nga forcat e policisë.