“VIP-at” e Tiranës nuk pyesin për qeveri e as për pandemi/ Kalojnë fundjavën në bregdet ndërkohë që qytetarë mbyllen në shtëpi (FOTO)

0

Edhe pse qeveria nuk e ka lejuar ende frekuentimin e plazheve për këtë vit, për shkak të pandemisë nga koronavirusi që kërkon distancim social e shumë kujdes në higjienë, “VIP-at” e Tiranës duket se nuk pyesin shumë për ato që “broçkullit” kryeministri i vendit nga zyra e tij.

Tundimi i disave për të shijuar rrezet e diellit buzë detit duket se e ka “detyruar” policinë e shtetit të miratojë leje të veçanta për plazh për disa nga emrat e njohur të ekranit, sidomos ata të muzikës.

Nga Rovena Dilo tek Sinan Hoxha, Mariza Ikonomi, Orgesa Zaimi, gazetari Eraldo Rexho e atletja Klodiana Shala i janë drejtuar këtë fundjavë Jugut të Shqipëri.

Në pamjet që kanë postuar në Instagram, ata duken duke e shijuar shoqërinë e njëri tjetrit, në bregdetin e Borshit e gjatë darkave ngrohtësinë e zjarrit pa pyetur për masat mbrojtëse apo oraret e kufizimit që mesa duket janë vetëm për ata që nuk ja dalin të mbyllin fundin e muajit, dhe jo për gaztorët e “mbretit”.

Artikulli i mëparshëmSlloveni: Protestë me 5000 pjesëmarrës. Policia nuk arreston asnjë qytetar?!
Artikulli i radhësStrakosha: Shqipëria na bëri të gjithëve të ndihemi krenar