Asnjë viktimë prej më shumë se 10 ditësh, 650 persona janë rikuperuar nga COVID-19

0

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar nga koronavirusi edhe 23 pacientë të tjerë, duke e çuar në 650 numrin total të qytetarëve, që kanë fituar betejën me virusin e rëndë.

Ndërkohë, në të gjithë vendin ndodhen aktualisht aktivë me COVID-19 edhe 187 persona, të cilët janë kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër dhe Kamëz.

Gjithashtu, tjetër lajm i mirë është se prej më shumë se 10 ditësh në vendin tonë nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Artikulli i mëparshëmCOVID-19/ Konfirmohen 12 raste të reja në 24 orët e fundit, shkon në 868 numri i të infektuarve
Artikulli i radhësPD denoncon: Vetëm gjatë muajit prill Kryebashkiakët prokuruan 194 tendera me vlerë 25 milionë USD v