Bjellorusia sfidon pandeminë dhe lë në hije Putinin (FOTO)

0

Nuk pati tanke dhe as paradë ushtarësh dhe veteranësh në zemër të Moskës për të shënuar 75-vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore.

Parada e 9 majit në Sheshin e Kuq u anulua për shkak të pandemisë, por në Bjellorusinë fqinje, parada u mbajt në qendër të kryeqytetit Minsk, me një koncert dhe fishekzjarre festive, ashtu siç ishte planifikuar, raporton BBC.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko duket i pashqetësuar nga pandemia, raporton BBC. Ai nuk ka ndjekur modelet e tjera evropiane të izolimit. Kurse Rusia është në izolim pasi prej shtatë ditësh me radhë ka regjistruar çdo ditë mbi 10 mijë raste me koronavirus.

Por Lukashenko refuzoi të anulonte paradën, pasi tha se ajo i shërben një qëllimi patriotik. Lukashenko është në pushtet që prej vitit 1994, duke ushtruar pushtet autoritar në Bjellorusi të ngjashëm me atë të periudhës sovjetike.

Pushtimi nazist pati pasoja shkatërrimtare mbi Bjellorusinë, pasi një e katërta e popullsisë humbi jetën, përfshi këtu thuajse të gjithë qytetarët hebrenj.

Në rrethana të tjera, Dita e Fitores do vinte me një paradë të madhe dhe luksoze në Moskë. Por këtë herë rusëve iu tha të qëndrojnë në shtëpi. Vladimir Putin mbajti një fjalim në TV ku vlerësoi sakrificën e veteranëve. Një paradë e madhe është paralajmëruar më vonë gjatë këtij viti.

Artikulli i mëparshëmZbardhet dokumenti/ Presidenti kinez i kërkoi OBSH-së të vonojë informacionet për kërcënimin e COVID-19
Artikulli i radhësJaponia trondit botën: Po bëhemi gati për sulm… Në qiell shfaqen UFO