Steven Gerrard i kundërpërgjigjet Sir Alex Fergusonit që ishte shprehur se ai nuk ishte një ndër më të mirët

0

Steven Gerrard i ka dhënë një përgjigje Sir Alex Fergusonit që i ishte shprehur se ai nuk ishte një nga më të mirët.

Në autobiografinë e viti 2013, trajneri legjendar kishte shkruar:”Unë jam vetëm një nga ata që mendojnë se Gerrard nuk vlen dhe aq shumë si lojtar”.

Legjenda Liverpoolit ishte pyetur për këtë koment të bërë nga legjenda e Manchester United, duke i kthyer atij një përgjigje të menjëhershme.

“Kam shkuar në stërvitje te Manchester United, kur isha 13-vjeçar dhe mora një letër që po më prisnin të nënshkruaja një kontratë shtatëvjeçare”, ka thënë Gerrard në BT Sport.

“Unë jam një përkrahës i madh i Alex Ferguson dhe i asaj se çfarë ka bërë ai për futbollin, por kjo deklaratë e tij ishte për të shitur sa shumë kopje të librit ”.

“Isha disa i habitur kur e lexova atë, se ai mendonte që unë nuk isha një nga më të mirët. Por, unë nuk do të fle mbi atë ide, secili e ka mendimin e tij”.

Image: PA

“Ai dëshironte të më transferonte në sezonin 2002/03, ai ka tentuar edhe disa herë të më merrte te United, unë natyrisht e kam refuzuar, andaj nuk do ta merrja për keq”, ka shtuar më tej legjenda angleze.

Gerrard gjatë karrierës tij ka fituar Ligën e Kampionëve, mirëpo asnjëherë Premier Ligën, por ai gjithsisi është në mesin e lojtarëve më të dalluar në historinë e futbollit. 

Artikulli i mëparshëmWenger parashikon kush do të arrijë majën e futbollit botëror pas epokës së Messit dhe Ronaldos
Artikulli i radhësUnitedi kërkon mbrojtës tjetër. Ekzistojnë shqetësime për formën e Lindelof