Kore e Jugut: Koronavirusi do rikthehet. Ja pse vala e dytë pritet të jetë më e fortë!

0
Workers wearing protective gear spray disinfectant as part of preventive measures against the spread of the COVID-19 coronavirus, at a subway station in Seoul on February 28, 2020. – K-pop megastars BTS on February 28 cancelled four concerts they were due to hold in Seoul in April, their agency said, as the coronavirus outbreak spreads in South Korea. The country has so far confirmed more than 2,000 cases of the novel coronavirus, by far the largest national total outside China, the origin of the disease. (Photo by – / YONHAP / AFP) / – South Korea OUT / REPUBLIC OF KOREA OUT NO ARCHIVES RESTRICTED TO SUBSCRIPTION USE

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-In paralajmëron se një valë e dytë e koronavirusit do të përfshijë botën më vonë gjatë vitit, me shumë gjasë nga vjeshta. Presidenti thotë se pavarësisht përpjekjeve për izolim përgjatë këtyre muajve, Covidi nuk do të ndalet, por mund të rikthehet edhe më i fortë.

“Përhapja me këto ritme e infeksionit, pavarësisht stabilizimit të situatës në këtë fazë, rrit dyshimet se mund të rikthehet në çdo moment, në çdo hapësirë të hapur, kudo ku njerëzit po i rikthehen jetës normale. Kjo gjë nuk ka mbaruar derisa të mbarojë vërtet. Derisa alarmi të marrë fund, ne nuk duhet të ulim nivelin e vigjilencës. Vetëm kështu mund ta frenojmë pandeminë”, tha Moon Jae-in.

Në përvjetorin e tretë të tij në krye të shtetit, presidenti tha se do të duhet kohë derisa kjo situatë të marrë fund: “Do të kalojë një kohë e gjatë përpara se pandemia Covid-19 të përfundojë totalisht. Deri atëherë, duhet të përgatitemi për një valë të dytë, që e parashikojnë edhe ekspertët e fushës”.

Presidenti paralajmëroi se në vendin e tij, masat nuk do të lehtësohen krejtësisht, ndërsa Task Forca e shëndetësisë po përgatitet tashmë për valën e dytë të vjeshtës apo dimrit të këtij viti, duke vijuar trajnimet e të gjithë stafit spitalor për t’u përballur me këtë virus. Koreja e Jugut raportoi këtë të dielë 34 raste të reja, shifra më e lartë në një muaj dhe kjo për shkak të rihapjes së disa bizneseve, mes tyre edhe klubeve të natës, ku një pacient me Covid-19 ka infektuar dhjetëra të tjerë. 8 prej rasteve, ishin të importuara nga jashtë.

Artikulli i mëparshëmSpahia vazhdon me akuzat ndaj Manastirliut: Në ministri kanë qenë vetëm punonjësit e tenderave sekrete
Artikulli i radhësStudimi kanadez:Zbulohen vetitë pozitive të kanabisit në mbrojtjen nga koronavirusi