Gazetarja australiane Charlotte Goodlet është përballur me një situatë ‘të sikletshme’ teksa ishte duke transmetuar live për “10 News First”.
E gjatë kohës që ndodhej përpara kamerave asaj i janë grisur pantollonat por kjo gjë nuk është vënë re nga ndjekësit. Ishte vetë ajo, e cila nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar incidentin që i ka ndodhur teksa po informonte publikun.
“Momentet pas transmetimit të drejtpërdrejtë,”- ka shkruar ajo. Mirëpo kjo gjë nga kolegët e kanë mbështetur duke i shkruar se kjo gjë mund t’u ndodhë të gjithëve. ©LAPSI.al