Katërnjakët që sfiduan shkencën; Rasti i rrallë që tregon se është fati ai që vendos

0
k5

Katërnjakët që janë konceptuar pa IVF kanë sfiduar zbulimet mjekësore dhe tashmë ja bërë gati për të filluar parashkollorin.

Nëna e tyre, Grace Slattery, 35 vjeç, nga Caherconlish, County Limerick, Irlandë, iu kërkua që të abortonte dy nga fëmijët e saj pasi mjekët i konsideronin si ‘rrezik të lartë’.

Por ajo dhe bashkëshorti i saj, James, 37 vjeç, vendosën të lejonin ‘fatin të vendoste’ dhe mirëpritën në jetë Amelia, Lily-Grace, Mollie-n dhe Lucas, në maj të vitit 2014.

Tani katërnjakët kanë veshur uniformat e tyre për ditën e tyre të parë në parashkollor. Shanset për të konceptuar katërnjakë në mënyrë natyrale, pa trajtim IVF është një në 700,000, shkruan revista “Psikologjia.

Slattery tha: “Ata janë pa dyshim një mrekulli dhe ne ende nuk mund ta besojmë se jemi bekuar me katër fëmijë në të njëjtën kohë”.

k7
“Të gjithë e duan shkollën dhe duke qenë se ata kanë një uniformë të përcaktuar, lehtësohet puna për të menduar katër kostume për ta çdo ditë. Ata do të jenë së bashku në të njëjtën klasë, pasi janë të pandashëm”, është shprehur e ëma.

Prindërit kishin luftuar për tre vjet për të pasur fëmijë dhe ajo kishte pësuar katër dështime përpara se të merrte lajmin befasues se ishte shtatzënë me katërnjakë.

k10
Artikulli i mëparshëmZgjidhni një gur dhe zbuloni atë se çfarë keni më shumë nevojë në jetë
Artikulli i radhësLibri i mistershëm i shkruar në një gjuhë që është e panjohur deri më sot