Këshillat më të mira në betejën kundër plakjes së lëkurës

    0

    Roli i agrumeve kundër plakjes.

    Po kërkoni për mënyra se si të parandaloni rrudhjen e lëkurës? Kjo mund të jetë zgjidhja që ju kishte munguar.

    Në një kërkim për të gjetur mënyrën më të duhur që mund të eliminojë apo edhe parandalojë plakjen e lëkurës janë pikërisht suplementet e kolagjenit.

    Si funksionojnë?

    Kolagjeni është një proteinë e cila prodhohet nga organizmi ynë për ta ndihmuar atë të qëndrojë i shëndetshëm dhe plot jetë.

    Kur jeni të rinj, kolagjeni përbën 80% të lëkurës suaj, por në mes të 20-tave trupi fillon të proshojë gjithnjë e më pak.

    Dhe këtu lëkura fillon të humbasë elasticitetin e saj duke krijuar rrudha dhe gjallërinë dhe ngjrën e njëtrajtshme.

    Këto suplemente janë të dizajnuara që të rrisin natyralisht nivelin e kolagjenit në trupin tuaj.

    Duke arritur këtë, trupi juaj fillon e të duket më i ri, duke eliminuar krijimin që në moshë të herët të rrudhave apo vizave të thelluara.

    Konsumimi i vitaminave me kolagjen ju ndihmon dhe për të patur flokë, thonjë dhe nyje të forta dhe të shëndetshme.

    Këto vitamina ju mund t’i gjeni në formën pilulave por edhe mund të konsumoni ushqimet e pasura me këtë substancë.

    Antocianidina

    Frutat e pasura me bioflavonoidinë dhe antocianidinë mbështesin indet lidhore dhe fibrën e kolagjenit.

    Ato gjenden në ushqimet me ngjyrë të kuqe ose vjollcë siç janë qershitë, manaferrat dhe boronicat e kuqe.

    Antocianidina rrit nivelet e vitaminës C në qeliza, mbron kundër dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira dhe parandalon shkatërrimin e kolagjenit në lëkurë.

    Ushqyesit e nevojshëm

    Vitamina C dhe bakri janë të rëndësishëm për prodhimin e kolagjenit dhe riparimin e indeve.

    Konsumoni ushqime të pasura me vitaminë C siç janë kivi, brokoli, sallata e ujit, portokalli, speci, pjepri dhe lulerradhiqe.

    10 ushqimet më të mira që përmirësojnë kolagjenin në lëkurë në mënyrë natyrale

    Lakra

    Produktet e sojës

    Frutat dhe perimet e kuqe

    Fasulet

    Karrotat

    Arrat dhe farat e linit

    Ullinjtë e zinj ose jeshilë

    Limonët dhe portokallet

    Avokado

    Mishi i gjeldetit

    Sigurohuni që këto ushqime të jenë pjesë e dietës suaj për një lëkurë rinore/AgroWeb.org

    Artikulli i mëparshëm“Blini një biçikletë, fitoni 500 euro”: Stimujt që kanë përgatitur qeveritë evropiane, për qytetarët – pas heqjes së kufizimit të lëvizjes
    Artikulli i radhësShqipëri/ 4 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit. Shkon në 876 numri i të prekurve. Rishfaqet një rast në Berat