“Bukur të shohësh ‘The Last Dance’, dokumentarin për sezonin e fundit të Michael Jordan tek Chicago Bulls. Shiko cdo të thotë të luash me një fitues. Ose të pëlqen, ose jo. E nëse nuk të pëlqen, mos luaj”. Zlatan Ibrahimovic është kthyer në Itali një ditë më parë, por mjaftojnë pak fjalë në rrjetet sociale, të shkruara nga karantina në Milanello, për të shpërthyer zërat mbi të ardhmen e sulmuesit suedez.
Referimi për Michael Jordan lë hapësirë për interepretime të ndryshme: mesazhi nuk duket i drejtuar për dikë në vecanti, por disa tifozë në komente drejtojnë gishtin drejt klubit.