Kompania saudite Aramco, gjiganti i naftës prej 1.7 trilionë dollarësh, raportoi një rënie të fitimeve në 25% në tremujorin e parë të vitit 2020 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar pasi ndikimi i çmimeve historikisht të ulëta të naftës dhe mungesa e kërkesës zvogëluan fitimin.
Saudi Aramco raportoi një të ardhur neto prej 16.7 miliardë dollarë në tremujorin e parë të vitit 2020, duke zbritur 25% nga 22.2 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Presidenti dhe kryetari ekzekutiv i Aramco, Amin Nasser, tha: “Kriza COVID-19 është ndryshe nga çdo krizë tjetër që kjo botë që ka përjetuar dhe ne të gjithë duhet t’i përshtatemi zhvillimeve shumë komplekse”.
Saudi Aramco ka zbatuar masa shtesë për të optimizuar kostot që rezultuan në zvogëlimin e shpenzimeve të pritshme të kapitalit 2020.
Bursa për datën 12 Maj 2020 u mbyll si mëposhtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 235.25 | – 14.25 |
DIESEL | 235.75 | – 4.75 |
BRENT | 26.45 | + 0.98 |
©aktualitet.al