Prodhuesi i dytë më i madh i OPEC-ut zvogëlon eksportet e naftës në Azi. Bursa për datën 13 Maj 2020

0

Iraku, prodhuesi i dytë më i madh i OPEC-it dhe anëtari më pak i bindur në të gjitha marrëveshjet e mëparshme të uljes së prodhimi, ka njoftuar disa prej blerësve të tij aziatikë të naftës që nuk do të dërgonin vëllimet e plota kontraktuale të kërkuara për muajin qershor – tha për Bloomberg të mërkurën një burim I afërt me qeverinë Irakiene.

Të paktën tre klientë aziatikë që blejnë naftë nga Iraku janë njoftuar që të mos prisnin vëllimet e plota muajin tjetër, tha më tej burimi i Bloomberg. 

Ulja e eksporteve të Irakut mund të jetë një shenjë që madje edhe anëtari më pak i bindur i OPEC-ut po përpiqet të luajë rolin e vet këtë herë, pasi çmimet e naftës janë aq të ulëta sa ato po shkatërrojnë burimin kryesor të të ardhurave të buxhetit të Irakut.

Ndërsa Iraku po shkurton prodhimin për muajin qershor, ai ishte ende duke u përpjekur të dalë me një plan se cilat fusha naftëmbajtëse duhet të ndërpresin prodhimin, pasi marrëveshja OPEC + tashmë ka hyrë në fuqi.

Që nga javën e kaluar, Iraku nuk kishte njoftuar klientët e tij kryesorë të naftës se sa produkt bruto do të eksportonte vendi për shkak të bisedimeve të zgjatura me kompanitë ndërkombëtare të naftës, të cilat janë komplikuar më tej nga paaftësia e Irakut për të formuar një qeveri të re, u shpreh një burim për Reuters javën e kaluar.

Si pjesë e marrëveshjes së OPEC +, Iraku duhet të ul♪7 prodhimin me rreth 1 milion fuçi në ditë (bpd), prodhim I cili është në shifrën  4.585 milion fuci në ditë(bpd) sipas raportimeve të muajit mars 2020.

Por Iraku ende nuk është pajtuar se si shkurtimet duhet të ndahen midis fusha të mëdha naftëmbajtëse Irakiene, shumica e të cilave operohen nga shumëkombeshet e fuqishme si ExxonMobil, BP, Eni dhe Lukoil, tha një zëdhënës i kompanisë irakiane shtetërore Basra Oil ( BOC) për Reuters.

Bursa për datën 13 Maj 2020 u mbyll si mëposhtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA225.50– 8.75
DIESEL233.75– 2.00
BRENT28.01+ 1.56

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmKriza e koronavirusit, Serbia iu jep 100 euro ndihmë çdo shtetasi
Artikulli i radhësRikthehet gjendja e jashtëzakonshme në dy qytete kineze për shkak të COVID-19