“Koronavirusi? Për mua është si një grip”. Stefano Tacconi minimizon ndikimin e pandemisë dhe dëshiron që të futbollistët t’iu kthehen fushave të blerta, duke luajtur.
“Kur specialistët na thonë nëpër konferenca se ka pasur qindra vdekje në ditë, pse nuk tregojnë se sa nga ata e kanë humbur jetën nga koronavirusi. Nuk mund t’i futësh të gjitha viktimat në një thes, pa iu bërë autopsinë përkatëse mjekësore, – nënvizon ish-portieri për “Radio Sportiva”. – Personalisht do të rifilloja të luaja, edhe me publik.
Situata me kampionatet? Tani për tani ka shumë konfuzion, shpresoj që Serie A dhe B, me 40 ekipe, të jenë më të menaxhueshme. Nga Serie C e poshtë ka shumë klube, që nuk mund të rifillojnë. Momenti aktual te Juve? Në këtë periudhë i kam riparë të gjitha ndeshjet, më kanë rrjedhur edhe disa lotë.
Trofetë e mi? I gjithë muzeu i Juves, përndryshe si e bënë atë? Për karakterin dhe personalitetin nuk shoh një tjetër si unë, pastaj më parë ishte edhe më e vështirë. Rabiot? Ai tashmë është lojtar me fat, nëse dëshiron të largohet nga Juve, nuk do të fitojë. Unë do të kisha pranuar ta ulja rrogën. Chiellini dhe libri i tij? Zhurmë e zakonshme. Buffon? Le ta mbështesim atë të vendosë të tjera rekorde”.