Alarmi nga OBSH: Botës do ti duhet kohë e gjatë të ndahet nga COVID-19

0

OBSH paralajmëron sërish që vendet të bëjnë kujdes me lehtësimin e masave kundër koronavirusit, duke theksuar se vijon rreziku i madh nga ky virus. Drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave të OBSH-së, Dr. Mike Ryan, bëri një deklaratë të fortë.

“Kjo është ajo nga e cila ne të gjithë kemi frikë, është një rreth vicioz i katastrofës shëndetësore i ndjekur nga katastrofa ekonomike. Nëse rihapni ekonominë dhe lëvizjen e lirë kur keni një shkalle të lartë të transmetimit të virusit, atëherë ai transmetim mund të përshpejtohet.

Është një “ekuacion fals” e nuk ka zgjedhje mes ekonomisë dhe shëndetit publik. Gjëja më e keqe që mund të ndodhë, ekonomikisht, është që një vend të rihapet dhe më pas duhet të izolohet përsëri për t’iu përgjigjur përballjes me rishpërthimin e virusit”, – tha Ryan.

Bota ka një “rrugë shumë shumë të gjatë” për ta vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit, përkundër hapave të paracaktuar në shumë vende për rifillimin e jetës normale, paralajmëroi eksperti i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetit. 

Artikulli i mëparshëmJuventusi dhe Tottenhami afër marrëveshjes për shkëmbimin e lojtarëve
Artikulli i radhësBasha përgjigjet prerë/ Jashtë çdo diskutimi një marrëveshje tjetër me Ramën