Çfarë ndodhi sot në Shqipëri? Meteorologët shpjegojnë temperaturat e ‘çmendura’ dhe erën e fortë

0
97645426_917212255384781_232097296781672448_o (1)

Edhe pse nuk kemi jemi zyrtarisht në verë, temperaturat sot arritën të regjistronin vlerat 34 ºC në Kucovë dhe 35 ºC në Tiranë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo situatë erdhi si pasojë e ndërhyrjes së rrymave të nxehta nga Saharaja, duke e cilësuar kështu si valën e parë të nxehtë të këtij viti.

Këto rryma do të vijojnë të qarkullojnë edhe ditën e nesërme.

Orët në vijim si dhe deri në mesditën e së premtes era e vrullshme jugore do të sjellë temperatura të larta dhe zagushi, pasi vranësirat shtresore do të mbeten prezente gjatë natës dhe mëngjesit të nesërm. Në mesditë, jugu i vendit parashikohet të shënojë vlerat më të larta të temperaturave.

Era do të humbë forcë mesditën e së premtes, po kështu dhe valëzimi në dete.

Artikulli i mëparshëmPërçahen ‘Babastars’/ Agon Amiga: Po ndryshon gjithë bota, pse jo edhe ne
Artikulli i radhësRrëzimi në Apel/ A u përdor prokuroria politikisht kundër kreut të opozitës?