Është zhvilluar paraditen e sotme seanca gjyqësore e rradhës ndaj liderit të opozitës Lulzim Basha, pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Nga burime pranë gjykatës mësohet se Basha nuk është paraqitur në gjykim por ka qënë prezent avokati i tij mbrojtës, ish-ministri I drejtësisë Eduard Halimi.
Kujtojmë se Lulzim Basha dhe ish sekretari I përgjithshëm I Partisë Demokratike, Arben Ristani po hetohet për veprën penale të “Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve” dhe veprën e “Pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale”, akuza këto të rëzuara nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë. Cështja ka shkuar për gjykim në Gjykatën e Apelit pas ankimit të bërë nga prokuroria e cila këmbëngul për dërgimin në gjykim në themel të akuzave ndaj Bashës dhe Ristanit.
Në seancën e sotme trupa gjykuese e kryesuar nga ish kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj, pasi ka shqyrtuar aktet që ndodhen në dosje ka vendosur shqyrtimin e çështjes në dhomë këshillimi.
Mësohet se pas këtij akti procedurial gjykata e këshilluar në vend ka marrë vendim duke mos pranuar kërkesën e prokurorisë për dërgimin për gjykim të çështjes, duke mbyllur kështu në mënyrë përfundimtare hetimet për aferën e lobimit rus të kryetarit të PD-së Lulzim Basha.