Shokon me deklaratën e saj aktorja e “Harry Potter”: Doja që Boris Johnson të vdiste nga COVID-19

0

Miriam Margolyes, aktorja angleze e njohur për rolin e saj si Profesor Sprout në produktin kinematografik “Harry Potter” ka shokuar me një deklaratë të sajën sa i takon Covid-19 dhe saktesisht kryeministrit Boris Johson.

Teksa gjendej e futar në emisionin “The Last Leg”, artistja rrëfeu se një pjesë e saj do të dëshironte ta shihte kryeministrin Boris Johnson teksa humbte jetën nga koronavirusi.

“E kam patur të vështirë që të mos dëshiroja vdekjen e Boris Johnson-it. Doja që ai të vdiste”, tha Margolyes.

Më tej shtoi:

“Por mendova se do të reflektojë keq për mua dhe nuk dua të jem ai lloj personi që dëshiron që njerëzit të vdesin. Kështu që unë dëshirova që ai të përmirësohej, gjë që ai e bëri, u bë më mirë. Por nuk u bë më i mirë si qenie njerëzore. Dhe do ta preferoja me të vërtetë edhe këtë ndryshim”, shtoi Margolyes.

Boris Johnson rezultoi pozitiv me koronavirus në 26 mars, ndërsa për rreth 1 javë u shtrua në spital, ku 3 ditë i kaloi në kujdesin intensiv. Tashmë ai është shëruar dhe i është kthyer punës në krye të qeverisë britanike.

Artikulli i mëparshëmSukseset e moderatores Luana Vjollca vazhdojnë të tejkalojnë kufirin e Shqipërisë!
Artikulli i radhësThyen sërish karantinën/ Basha sonte shkon në Teatër?!