I gjithë sulmi i Real Madridit nuk ka arritur të shënojë më shumë se Haaland

0

Statistikat tregojnë se Erling Haaland ka shënuar gola  më shumë të gjithë sulmuesit e Real Madridit bashkë këtë sezon.

Sulmuesi norvegjez, i cili është një objektiv kryesor për Los Blancos këtë verë, ka shënuar 40 gola te klube si RB Salzburg dhe Borussia Dortmund.

Pastaj, duke parë sulmin e Real Madridit, vetëm Karim Benzema qëndron më mirë, ku ka ka kontribuar ​​këtë sezon me 19 gola.

Skuadra e Zinedine Zidane është ende duke luftuar për të mbushur boshllëkun e lënë nga Cristiano Ronaldo, ndërsa Gareth Bale këtë edicion ka qenë një dështim.

Uellsiani ka shënuar vetëm tre herë për Real Madrid këtë sezon, ndërsa nënshkrimin e ri Luka Jovic ka shënuar vetëm dy herë.

Sergio Ramos ka shtatë gola, pesë prej të cilëve janë penallti, dhe është golashënuesi i dytë i klubit së bashku me Rodrygo Goes.

Pastaj është Eden Hazard, i cili ka shënuar vetëm një herë në të gjithë sezonin.

Gjithsej, lojtarët e sulmit të Real Madridit kanë grumbulluar 40 gola këtë sezon – njëjtë si Haaland vetë.

Artikulli i mëparshëmLëvizje të kufizuara deri më 15 qershor, zbardhet skema se si do të funksionojë kufiri Greqi-Shqipëri
Artikulli i radhësShkencëtari i qeverisë Britanike: Ajri dhe dielli luftojnë koronavirusin