Lajm i mirë vjen nga Oxford: Testimet e vaksinës së COVID-19 po shkojnë siç duhet…

0

Shpresat se një vaksinë për koronavirusin mund të jetë në horizont u shtuan sot pas lajmeve të mira nga Universiteti i Oksfordit në Britaninë e Madhe.

Sipas Daily Mail, testimet e vaksinës te majmunët kanë treguar shenja pozitive.

Shkencëtarët thanë se vaksina forcoi sistemin imunitar te majmunët, pa shkaktuar ndonjë efekt anësor.

Brenda 28 ditësh nga vaksinimi, të gjitha kafshët krijuan antitrupa për Covid-19.

Studiuesit thanë se majmunët ishin në gjendje të luftonin virusin përpara se të penetronte në mushkëri, ku bëhet vdekjeprurës.

Universiteti i Oksfordit ka nisur testimet e vaksinës edhe te njerëzit. Ekspertët mendojnë se ky universitet mund të jetë më para se të tjerët në garën për prodhimin e vaksinës.

Megjithatë vazhdimisht ka zëra se vaksina mund të mos vijë kurrë, ose do vijë shumë vonë.

Artikulli i mëparshëmTeatri/ A i trembet Edi Rama burgut? Pse nuk e firmos vetë kryeministri vendimin për shëmbje
Artikulli i radhësPlagosje me armë në Vlorë, dyshohet për hakmarrje