Aktori Neritan Liçaj u lirua nga komisariati nr 4 ku u arrestua disa orë më parë. Ai u shoqërua nga policia bashkë me artistë dhe përfaqësues të opozitës pak orë më parë.
Liçaj mbahej tek komisariati numër 4 dhe tashmë është liruar dhe pritet të kthehet tek protesta, duke iu bashkuar qytetarëve që janë vendosur përballë qeverisë dhe policisë në çështjen e teatrit.