Legjenda e basketbollit, Kobi Brajant, vajza e tij 13 vjeçare Xhana dhe 6 persona të tjerë, humbën jetën në një aksident tragjik me helikopter me 26 Janar të këtij viti. Katër muaj pas ngjarjes së rëndë Departamenti i Mjekësisë në Los Angeles ka publikuar raportin e autopsisë.
Nga autopsia mënyra e vdekjes është vërtetuar si aksident. Piloti nuk ishte në gjendje të dehur apo të droguar. Helikopteri ka hasur në mjegull të tepërt, e cila është bërë shkak që të rrëzohej me pasoja tragjike dhe duke lënë një boshkllëk të madh në jetën e familjarëve.
“Shkaku i vdekjes për të nëntë viktimat u vërtetua si traumë e hapur. Mënyra e vdekjes u vërtetua si aksident. Testi nuk zbuloi praninë e alkoolit ose drogave të ndryshme. Trupi i pilotit u testua për substanca, përfshirë benzodiazepines, kokainë, fentanil, heroinë, marijuanë, opioide, fenciklidinë dhe amfetamina”, shkruhet në raportin e autopsisë.