Mehdi Malkaj: “Na vranë fizikisht, por jo shpirtërisht! ”

0

Aktori shumë i dashur për shqiptarët, Mehdi Malkaj, vjen me një mesazh të fortë nga protesta para Teatrit Kombëtar, i cili është shembur.

Në një prononcim për gazetaren e ‘News24’ Fatmira Nikolli, Malkaj tha se ata, qeveria, i vrau fizikisht por jo shpirtërisht. Mes të tjerash ai theksoi se ishte shumë i emocionuar që shihte aq shumë njerëz në protestë.

“Na vranë fizikisht, por jo shpirtërisht…Teatri është shpirt, është dashuri. Më kënaqi fakti që ka kaq shumë njerëz. Nuk jam këtu si anëtar i asnjë partie, por si njeri që e dua teatrin.”, tha ai.

Artikulli i mëparshëmSuela Bako: T’i themi STOP kësaj politike që po shkakton një dramë tek artistët duke i vënë përballë njëri-tjetrit
Artikulli i radhësLubonja: Shembja e teatrit u shkatërrua nga banda kriminale me në krye Edi Ramën, Erion Veliaj të japë dorëheqjen. Protesta të vazhdueshme