Suedia është njëra ndër vendet e pakta që ka dalur kundër bllokimit. Por duke pasur parasysh që vendi ka një numër shumë më të lartë të vdekjeve sesa fqinjët e saj Nordikë, shumë vëzhgues kanë sugjeruar që qasja suedeze ka dështuar.
Ndërsa vendet në të gjithë botën kanë lehtësuar bllokimet e Covid-19 gjatë javëve të fundit, Suedia qëndron e qartë: ajo kurrë nuk vendosi masa të mbylljes. Ndërsa miliarda biznese u mbyllën në të gjithë globin në fund të marsit, baret, restorantet, berberët, palestrat, madje edhe shkollat fillore dhe të mesme suedeze mbetën të hapura. Ka pasur disa përjashtime. Shkollat e mesme dhe muzetë janë mbyllur, ndeshjet sportive janë anuluar dhe tubimet e më shumë se 50 personave janë ndaluar. Suedezëve u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi nëse janë mbi 70 vjeç ose nuk ndjehen mirë. Distanca sociale është kërkuar në vende publike. Dhe të enjten, qeveria u kërkoi Suedezëve që të shmangnin udhëtimet e panevojshme ndërkombëtare dhe të kufizonin udhëtimet e makinave brenda vendit. Por edhe këto masa – minimale nga standardet e shumë vendeve të tjera – janë zbatuar në mënyrë të qetë. Policia nuk është në gjendje të vendosë gjoba për të detyruar distancimin shoqëror; ata mund t’u thonë vetëm njerëzve që t’i rrespektojnë me dëshirën e tyre.
Shifrat e përpiluara nga faqja e internetit e analizës së të dhënave Statista tregojnë se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në Suedi është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga fillimi i prillit – dhe tani ka më shumë se 29,000. Statistikat sugjerojnë që Suedia ka performuar dobët në krahasim me fqinjët e saj skandinavë, të cilat imponuan bllokime të rrepta. Për 1 milion banorë në Suedi kanë vdekur 358 persona nga koronavirusi, sipas Statista – kjo shifër është më e lartë se SHBA-së që e ka 267. Shifra Suedeze është në mënyrë dramatike më e keqe se ajo e Danimarkës (93), Finlandës (53) dhe Norvegjisë (44) .
Në Suedi, “ne po shohim një përforcim të epidemisë, sepse thjesht ka më shumë kontakte sociale”, tha Lynn Goldman, dekani i Shkollës së Shëndetit Publik të Institutit Milken në Universitetin George Washington në SH.B.A.
“Politikanët nuk po marrin përgjegjësitë që u takojnë”
Qeveria Suedeze ka thënë se politikat e saj vendosen në mënyrë efektive nga zyrtarë shkencorë siç është shefi i epidemiologjisë së shtetit Anders Tegnell, i cili është bërë një figurë e njohur në vend që nga fillimi i pandemisë.
Qëllimi i strategjisë së vendit është debatuar shumë. Ministria e Jashtëme suedeze Ann Linde i tha Clovis Casali të FRANCE 24 në fillim të majit se “ne nuk kemi një strategji të imunitetit të tufës” – duke iu referuar fenomenit që ndodh kur një pjesë e lartë e një popullate kontrakton virusin dhe në këtë mënyrë fiton imunitet nga një sëmundje, duke ndaluar kështu përhapjen e sëmundjes dhe duke mbrojtur indirekt të gjithë të tjerët.
“Ne nuk duam të ndalojmë të gjitha transmetimet; ne duam të rrafshojmë kurbën, “tha Linde.