Çani shpërthen ndaj aktorit: Turp, nuk mbrojte shtëpinë tënde! Je budalla nëse nuk ke marrë gjë…

0

Moderatori i “Zonë e Lirë”, Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Open”, lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar, ka shpërthyer ndaj aktorit Artan Imami. 

Gjatë debatit, Çani e ka quajtur të turpshëm faktin se aktori nuk mbrojti “shtëpinë e tij”, ku ka performuar gjithë jetën.

“Pse nuk e mbrojte shtëpinë që ke luajtur aq shumë vite dhe të ka duartrokitur publiku? Nuk të vjen turp ore?…Se mos nuk ke marrë gjë dhe po e mbron kot? Se po s’ke marrë gjë, qënke budalla. Po duhet të na e thuash këtë. Se s’ka mundësi or plak. Nuk të lë fare se po flet budallaqë, o Tano. Të njof shumë mirë, të kam mik të vjetër”, u shpreh ndër të tjera Çani.

Pjesë nga debati në studio:

Arjan Çani: Mendoj se aty ka një interes të madh financiar

Artan Imami: Jo, jo nuk është ashtu dhe unë mund t’jua argumentoj por vazhdoni Çani, pasi të përfundoni ju

Arian Çani: Ju lutem do i thoni Imamit të pushojë se nuk flas dot kshu

Artan Imami: Hahahahhahaha

Arjan Çani: Jo po mos qesh se nuk flat dot kështu

Artan Imami: Ahahahahah

Arjan Çani: Ore s’jemi në studio ne dhe nuk funksionon kështu

Artan Imami: Do të doja të të kisha në studuio dhe të flisja përballë me ty

Arjan Çani: Epo doja të shmagesha se s’dua të zihem me ty…

Artan Imami: Ajo godinë nuk restaurohej dot më, kishte mbaruar….

Arian Çani: Po kush je ti more, kush je ti që e thua këtë gjë….

Artan Imami: Po ti kush je që të thuash se nuk kishte marrë fund…?

Arian Çani: Unë nuk i futem dot këtij debate fare

Artan Imami: Po se je injorant

Arian Çani: Jo, jo ju lutem pa fyerja

Artan Imami: Nuk është fyerje fjala injorant

Arian Çani: Ore, mbaje veten ti se s’kam thënë asgjë të keqe për ty, frenohu

Artan Imami: Po je injorant në këtë fushë

Arian Çani: Po mbaje pra veten…Se mos nuk ke marrë gjë dhe del e mbron kot këtu se do ishe budalla…..po unë do të të kuptoja të kishe marrë, por mos edel e kundërta

Artan Imami: Më dëgjo pra tani, apo do fillosh e s’do ndalesh se kshu i përmend gjërat nga 100 herë ti…çfarë tani? Po më akuzon se kam interesa se e ke thënë edhe në emisionin tënd

Arian Çani: Po s’po të akuzoj ore, po të pyes…

Artan Imami: Por boll i përmende 100 herë të njëjtat gjëra…

Arian Çani: Po të qesh dynjaja…

Artikulli i mëparshëmFilmat ku aktorët ishin me të vërtetë të dashuruar (FOTO)
Artikulli i radhësU tmerruat nga shembja e teatrit? S’keni parë gjë akoma (FOTO)