Rusia po manipulon numrin e viktimave nga koronavirusi

0

Sa rëndë është goditur Rusia nga korona?

Sipas shifrave zyrtare, pothuajse 300 mijë nejrëz janë infektuar nga virusi në vend, numri i viktimave është 2837.

“Ndoshta numrat janë të manipuluara,” dyshon autorja ruse, Alissa Ganiewa.

Në një artikull të publikuar në Frankfurter Allgemeinen Zeitung, ajo shpjegon pse: Në prill, në Moskë kanë vdekur 2 mijë njerëz më shumë se zakonisht. Kjo shkallë e vdekshmërisë ishte shumë më e lartë se numri zyrtar i viktimave nga korona në të gjithë vendin.

Dyshimi i saj: shifrat e të vdekurve nga korona po manipulohen në Rusi.

Vdekjet nga pneumonia po rriten

Ganiewa: “Në rrjetet sociale mësoj vazhdimisht nga miqtë se një i afërm apo një mik vdiq nga pneumonia, se një i vdekur nuk ishte hedhur në arkivolin e hapur si zakonisht, se një sulm në zemër apo një edemë pulmonare ishte shkaku i vdekjes në certifikatë”.

Sistemi shëndetësor në Rusi nuk mund të përballonte pandeminë, por kjo nuk do të pranohej. “Spitalet janë të mbipopulluar dhe shumë prej tyre nuk kanë pajisje mbrojtëse dhe teste. Por te ne serviren më shumë gënjeshtra”.

Gjithmonë e më shumë ‘aksidente’ vdekjeprurëse mes mjekëve

Mjekët do të heshtin- nga frika.

“Ka vdekje misterioze në rritje mes mjekëve profesionistë, të cilat raportohen në media si aksidente,” shkruan Ganiewa.

Vetëm një shembull nga shumë të tillë: Kryemjekja e një klinike veteranësh në Krasnoyarsk vdiq pasi ra nga dritarja- pasi foli hapur kundër hapjes së një pavijoni për koronën në klinikën e saj.

Ganiewa gjithashtu ankohet për arbitraritetin ligjor në rritje me masat e koronës. Një ligj-zyrtarisht për të mbrojtur kundër ‘keqinformimit’ të rrezikshëm- gjithashtu kufizon ashpër lirinë e shprehjes në krizën e koronës. Edhe nëse informacioni kalohet me gojë, rrezikon dënimin me 3 vite burg.

Absurdi: në Krasnoyarsk të Siberisë, dy vajza të reja 17 dhe 18 vjeç u grabitën dhe u dhunuan në rrugë. Por atyre iu dha gjobë- me arsyetimin se nuk duhet të kishin dalë nga shtëpia gjatë shtetrrethimit.

Artikulli i mëparshëmÇfarë i kërkoi Meta krerëve të opozitë
Artikulli i radhësProtesta/ Budina: SPAK të hetojë tentativën e vrasjes së artistëve