COVID 19/ Çfarë thotë BE mbi karantinën 14-ditore për udhëtarët dhe kush vendos

0

Futja e masave të karantinës për udhëtarët që vijnë nga jashtë është një juridiksion kombëtar, deklaroi zëdhënësi i Komisionit të BE-së përgjegjës për transportin dhe Shëndetin kur u pyet mbi vendimin e disa vendeve, siç është Britania e Madhe, e cila imponon 14 ditë izolim për ata që kalojnë kufijtë kombëtare.

Sidoqoftë, zëdhënësi thekson se sa e rëndësishme është vendet ndjekin rekomandimet dhe udhëzimet për lehtësimin e masave të kufijve të publikuara nga ekzekutivi i BE në muajin e fundit, raporton Ansa.

Në veçanti, rekomandimet e publikuara në 13 maj për transportin dhe sektori i turizmit (për të cilin do të diskutohet sot përmes video-konferencës nga ministrat europianë të Shëndetit insistojnë në “nevojën për të pasur një qasje të koordinuar, për të shmangur diskriminimet dhe për të vendosur mbi kriteret shëndetësore, por ajo që ka rëndësi është situata epidemiologjike e vendeve”.

Diskutimet janë ende në vazhdim se si do të lejohet gradualisht kalimi i kufijve duke filluar nga 15 qershori.

Artikulli i mëparshëmBarcelona nuk heq dorë nga Pjanic, Juve interesohet për Dembele
Artikulli i radhësAktori Florjan Binaj shpërthen ndaj Ramës: Nuk pranoj t’i bindem urdhrave të tua, nuk jam dele