Nis hetimi për presidentin e Lazios

0

“Jemi një pikë larg kreut dhe kjo vetëm falë Juventus-Inter, që e keni parë se çfarë ndeshjeje ishte”, pati deklaruar presidenti i Lazios, Claudio Lotito, në një intervistë për mediat italiane ditën e djeshme, duke ndezur sërish polemikat.

Prokuroria pranë Federatës Italiane të Futbollit ka vendosur të hapë një hetim për këtë deklaratë, ndërsa sipas mediave italiane, pritet të thirret numri një i klubit bardhekaltër për të dhënë sqarime mbi deklaratën.

Lotitos do t’i duhet të shpjegojë kontekstin e deklaratës dhe nëse ka, të japë informacione shtesë që ngrenë dyshime mbi parregullsi të kësaj ndeshjeje, ashtu siç presidenti i Lazios ka lënë të kuptohet në intervistën e tij.

Nëse Lotito nuk do të mund të mbrojë deklaratën e tij në media, atëherë rrezikon të përballet me një dënim shembullor, që përveç vlerës monetare, mund të shoqërohet edhe me një pezullim disa mujor.

Artikulli i mëparshëmSi gënjen Rama për të mbyllur plazhet: As Italia e Greqia nuk i kanë hapur
Artikulli i radhësNjë javë pa sistem TIMS, vendi zonë e lirë për krimin