Ndryshime të caktuara në trup, të dukshme me sy, mund të tregojnë sëmundje të shumta në organizëm
Disa mund t’i shohim vetë, ndërsa për disa është e nevojshme të dëgjohet mendimi i ekspertit.
Ajo që është më mbresëlënëse për secilin prej nesh janë thonjtë.
Me vëzhgim të kujdesshëm, në thonj mund të shihen shumë ndryshime jotipike. Kështu, për shembull, linjat e holla gjatësore të cilat mezi ndihen në gishta, mund të tregojnë mungesën e lëngjeve në organizëm.
Njëkohësisht, vijat e dukshme gjatësore mund të jenë shenjë e diabetit.
Vijat e theksuara tërthore tregojnë problemet psikike, siç janë stresi, depresioni… Mirëpo edhe probleme në pjesën e poshtme të stomakut.
Piklat e bardha, për të cilat njerëzit më së shpeshti pyesin, nuk tregojnë kurrfarë sëmundjeje. Ato janë të parrezikshme, shfaqen si pasojë e depërtimit të ajrit.
Çarjet nëpër thonj ose gropat e vogla kanë lidhje me psoriasis, ndaj kini kujdes!
Ne e dimë që thonjtë thyhen, por nëse ato ju thyhen mjaft lehtë dhe shpejtë, kjo mund të reflektojë probleme me tiroidet.
Kur thoi është i butë dhe ka njolla të bardha, kjo gjendje, e njohur edhe si thoi Plamer, mund të tregojë hipertiroidizëm.
Thonjtë e verdhë mund të jenë një shenjë që personi është një duhanpirës ose merr antibiotikë për një kohë.
Personi me sindromën e thonjve të verdhë ka sëmundje të mushkërive ose limfedemë, një ndërtim i lëngut limfatik në indet.
Nëse gjysma e thoit është ngjyrë kafe dhe gjysma tjetër e bardhë, kjo mund të tregojë për sëmundjen e veshkave.