Spanja hapet për turistët nga e gjithë bota, kryeministri Sanchez: Mund të filloni prenotimet

0
Spanja hapet për turistët nga e gjithë bota, kryeministri Sanchez: Mund të filloni prenotimet

Pushimet në Spanjë duket se do të jenë të mundura këtë vit, pasi kryeministri Pedro Sanchez deklaroi gjatë konferencës për shtyp të mbajtur mesditën e së shtunës se turizmi ndërkombëtar do të hapet në muajin korrik.

“Çdo vit Spanja pret më shumë se 80 milionë turistë, kështu që unë njoftoj që nga korriku do të rihapet turizmi ndërkombëtar nën masa të rrepta të sigurisë. Turistët mund të planifikojnë pushimet e tyre në vendin tonë nga dita e sotme.

Spanja ka nevojë për turizëm dhe turizmi ka nevojë për siguri, siguri në vendin e nisjes dhe në destinacionin. Për këtë ne do të garantojmë që turistët nuk do të kenë asnjë rrezik dhe vendi ynë po ashtu”, tha kryeministri Pedro Sanchez.

Sanchez njoftoi se gjithashtu La Liga mund të rikthehet më 8 qershor, pasi u ndërpre nga pandemia e koronavirusit.

Spanja është një nga vendet më të prekura nga shpërthimi i koronavirusit, me më shumë se 28,000 vdekje dhe më shumë se 234,000 raste të infeksionit të diagnostikuar.

Por numri i përditshëm i vdekjeve ka rënë në mënyrë të vazhdueshme, me vetëm 56 të regjistruara 24 orët e fundit.

Artikulli i mëparshëmKoronavirusi/ A shkaktoi vërtet 41 viktima kjo ndeshje?
Artikulli i radhësSinjali 5G në vendet e Evropës Juglindore…