Dembélé për Pjanic: Juventus refuzon, do vetëm Arthur

0

Bëhet gjithnjë e më zhurmuese tratativa që lëviz në aksin Barcellona-Torino për merkaton. Klubi blaugrana dëshiron me cdo kusht Miralem Pjanic, por emergjenca koronavirus nuk i lejon Barças të bëjë shpenzime të cmendura. Kështu, blaugrana kanë nevojë të manovrojnë përmes lojtarëve në shkëmbim, por operacioni nuk është i thjeshtë. Sarri ka dhënë aprovimin për Arthur, por braziliani nuk dëshiron të largohet nga Katalonja. Idea e fundit e katalanasve quhet Ousmane Dembélé, por lojtari nuk pëlqehet në Continassa për shkak të dëmtimeve të shumta e sjelljeve përtej normave.

Arthur ose paratë (jo më pak se 45-50 milionë), përndryshe nuk bëhet. Ky është qendrimi i Juventus në operacionin që duhet të cojë Pjanic në krah të Messi. Braziliani preferohet nga Sarri, që kërkon të ndërtojë mesfushën e re bardhezi rreth tij e Jorginho. Propozimet e tjera, Rakitic, Semedo e Vidal, lojtarë që Setién nuk do tia ndjente mungesën, nuk gjetën interesin e drejtuesve në Torino, e aq më tepër Dembélé, as në huazim si bëjnë të ditur nga Spanja.

Sulmuesi francez nuk bind në radhë të parë për shkak të dëmtimeve muskulare të shpeshta, i fundit në shkurt, që nuk e ka kaluar akoma. Ndërkohë, drejtuesit bardhezinj kanë dyshime të mëdha mbi profesionalitetin e djaloshit, që shpesh vonohet në stërvitje, por edhe në aspektin taktik, ku konsiderohet pak i përshtatshëm për organizimin e madh që kërkohet në futbollin italian, në vecanti në skemat e Sarrit.

Artikulli i mëparshëmShifrat mbeten në rritje, sekretari i Shëndetësisë në Brazil jep dorëheqjen
Artikulli i radhësDrejt konsensusit për reformën zgjedhore, opozitë-maxhorancë bien dakord për periudhat zgjedhore. Presidenti mund të…