Një thesar në sëndukun e gjyshes: ç’u ndodhi dy fëmijëve në Francë gjatë karantinës

0
This image has an empty alt attribute; its file name is ar-1.jpg

Dy fëmijëve të moshës 10-vjeçare nga Franca, duke luajtur në kopshtin e një shtëpie familjare në Vendome në kohën e koronavirusit, u përballën me zbulimin e një “thesari”.

Sapo qeveria franceze futi masa karantine, prindërit e tyre vendosën të largoheshin nga Parisi dhe të shpërnguleshin në shtëpinë e familjes në Vendome, në jugperëndim të kryeqytetit, shkruan BBC.

Djemtë e tyre, të dy 10 vjeç, donin të bënin një shtëpi në kopsht nga degëza, gjethe dhe çarçafë. Babai i tyre u tha të marrin çarçafët e gjyshes së vjetër nga dollapi në dhomën e mysafirëve. E ndërsa i nxirrnin, fëmijët ndeshën në dy sendetë rënda dhe ta panjohura për ta, tha Philippe Rouillac, një antikuarian vendor dhe koleksionist.

Sendet e pazakonta nuk ishin interesante për djemtë, kështu që i futën përsëri në dollap. Por kur ata i thanë babait të tyre se çfarë kishte ndodhur, ai u kërkoi atyre që t’i sillnin këto sende të pazakonta.

Kur i pa nga afër, ai e thirri Rouillac në telefon dhe i dërgoi fotografitë e tyre. Ankandi si hpjegoi se ato ishin dy shufra ari që secila peshonte një kilogram. Të dyja u ofruan në ankandin online të shtëpisë së ankandeve të Rouillac, dhe vlera e tyre u vlerësua në 40,000 euro për copë.

Është vërtetuar se gjyshja e tyre i kishte blerë në vitin 1967.

“Çmimi i arit është rritur për shkak të pandemisë koronavirus, kështu që ne do të presim pak më shumë që vlera e shufrave të rritet edhe më shumë. Ne mund të marrim të paktën 100,000 euro prej tyre,” vlerësoi Rouillac.

Por djemtë nuk ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga një zbulim i vlefshëm pa kompensim. Prindërit e tyre u premtuan t’u ndërtonin një pishinë në kopsht.

Artikulli i mëparshëmNga “Vdekja e zezë” te Koronavirusi: Gjithçka duhet të dini mbi transformimin që vjen nga pandemitë
Artikulli i radhësAlbin Kurti: Rama refuzoi të më takojë në fund të marsit, ja çfarë i kërkova