Një peshkatar është gjendur pa shenja jete në Liqenin e Shkodrës.
Trupi i pajetë i peshkatarit u gjet i pajetë sot në mëngjes. Viktima është S.S rreth 67 vjec.
Mësohet se ai kishte dalë për peshkim, ndërsa ende nuk dihet saktesisht se në c’rrethana ka humbur jetën.
Pasi shtetasi S.S doli për peshkim nga banesa e nuk u kthye më, familjarët kanë bërë kallëzim në polici.
FNSH është futur për ta nxjerrë, por ka qenë e pamundur, për shkak të dallgëve në liqen. Po pritet ardhja e polumbarëve të RENEA-s për të nxjerrjen e trupit të pajetë.