Në Afrikë shënohet rritje rekord e rasteve me COVID-19

0

Në Afrikë shënohet për herë të parë rritje me mbi 5 mijë në ditë e numrit të rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.

Sipas të dhënave nga Qendra Afrikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (Africa CDC), bëhet e ditur se me 5.091 rastet e reja të COVID-19 që janë shënuar në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve në të gjithë kontinentin ka arritur në 124.482.

Ndërkohë nga COVID-19 janë regjistruar 3.696 vdekje si dhe janë shëruar 51.095 persona.

Rajonet me numrin më të madh të rasteve janë Afrika e Veriut me 37.566 raste, Afrika Perëndimore me 31.279, Afrika e Jugut me 27,858, Afrika Qendrore me 13.929 dhe Afrika Lindore me 13.850 raste.

Ndërsa vendet me numrin më të madh të rasteve janë Afrika Jugut, Egjipti, Algjeria, Maroku, Nigeria, Gana, Kameruni dhe Sudani.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 është rritur në 816 në Egjipt, 623 në Algjeri, 552 në Afrikën e Jugut, 254 në Nigeri, 202 në Marok, 195 në Sudan dhe 175 në Kamerun.

Artikulli i mëparshëmZbulohet ari i nazistëve/ 28 ton me vlerë 1 miliard dollarë të fshehura në një pallat në Poloni
Artikulli i radhësVaksina kundër koronavirusit e Bill Gates mund të jetë e gatshme në 12 muaj