Ashtu sikundër ishte paralajmëruar, aktivistë dhe mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje dolën sot pasdite në Prishtinë për të kërkuar zgjedhje të reja. Tubimi i përshatur sipas masave të Covid 19, vjen një ditë para se Gjykata Kushtetuese të shprehet për dekretin e Presidentit Hashim Thaci për mandatimin e qeverisë së re me kryeministër Avdullah Hoti. Albin Kurti doli në ballkonin e qeverisë për t’i mbështetur njerëzit që kishin dalë në shesh. Kurti shoqërohej nga disa deputetë të Vetëvendosjes. Qeveria Kurti u shkarkua në Kuvend pas mocionit të mbështetur nga opozita dhe partneri në koalicion, LDK-ja.
FAQJA KRYESORE VENDI DHE RAJONI Përkrahësit e Vetëvendosjes mbushin sheshin në Prishtinë, Albin Kurti i përshëndet nga...