Zyrtari i Vetëvendosjes tregon të vërtetën për masat kufitare Shqipëri-Kosovë pas pandemisë

0

Nga Arbër Zaimi 

Mbi shpifjet për masat kufitare Kosovë-Shqipëri:

1. Pagesa për dezinfektimin e mauneve ka qenë në fuqi qysh më përpara. Ajo është hequr sot. Për vetura të tjera nuk ka patur pagesë dhe as nuk do të ketë.

2. Karantina është hequr, dhe ata që e kanë gojën plot karantinë, mashtrojnë. Masat e reja nga qeveria e Kosovës janë publikuar dje. Udhëtarët që vijnë në Kosovë, nëjse janë testuar negativë në 4 ditët e fundit kalojnë pa problem. Nëse nuk janë testuar, duhet të nënshkruajnë një deklaratë ku zotohen për vetë-kufizim 7-ditor. Kjo është masë e rekomanduar nga ekspertët e shëndetësisë, sepse me kapacitetet shëndetësore nuk mund të përballohet hapja e menjëhershme. Rreziku i virusit është ende prezent, nuk është dobësuar e vaksina nuk është zbuluar.

3. Nuk ka kurrfarë izolimi të Shqipërisë nga ana e Kosovës, përkundrazi, qeveria e Kosovës dhe km. Kurti vazhdimisht i ka kërkuar qeverisë së Shqipërisë dhe km. Rama koordinim në nivel të lartë institucional për çështjet shëndetësore e ekonomike që lidhen me pandeminë. Por nga pala tjetër nuk ka patur interesim, dhe qeveria e Shqipërisë vendimet për mbylljen e kufijve e për hapjen e tyre, ashtu si dhe për çdo masë tjetër, i ka marrë pa u konsultuar e pa u koordinuar aspak me Kosovën. I vetmi koordinim ka qenë ai mes ministrave të Shëndetësisë, për çështje administrimi.

Si përfundim:

Kosova e Shqipëria do të duhej ta kalonin së bashku këtë krizë. Por qeveria e Ramës nuk deshi të koordinohet me Kosovën, deri në momentin kur iu tek për “turizëm patriotik”, sigurisht për shkak të “aleancës” me Thaçin. Lajmet e pavërteta nuk i bëjnë mirë kombit. Sinqeritet e transparencë duhet, jo dallavere e shpifje.

Artikulli i mëparshëmPublikohet video nga nata kur u vra 2Pac/ Ishin duke festuar me Mike Tyson
Artikulli i radhësRritet çmimi i naftës në botë, ndryshimi do të reflektohet edhe në Shqipëri. Bursa për datën 1 Qershor 2020