Policin e vrasin në trazira, djali i tij ka një mesazh (VIDEO)

0
VIDEO/ Policin e vrasin në trazira, djali i tij ka një mesazh

Një polic i dalë në pension u vra gjatë trazirave në SHBA. Polici me ngjyrë u qëllua për vdekje në St. Louis. Dorn Powell, që kishte punuar si kapiten policie, tani ishte roje sigurie në një dyqan, që u sulmua nga vandalët.

Djali i tij, Brian, tha se ka një mesazh për personin që qëlloi mbi babanë e tij.

Lexo edhe: “Mendoja se nuk do jetoja më”: tekniku i Atalantës tregon infektimin, pas kthimit nga Valencia

“Për personin që tërhoqi këmbëzën: mesazhi im është i thjeshtë, tërhiqu nga ajo që po bën. Mësoje mirë arsyen e vërtetë të protestës dhe protesto në mënyrë pozitive. Nuk kemi nevojë të dalim jashtë dhe të vandalizojmë,” tha ai.

Babai i tij kishte punuar 40 vite në polici dhe njihej shumë mirë në të zonë.

Deri tani 11 persona kanë humbur jetën nga trazirat në SHBA. Ato shpërthyen pasi një person me ngjyrë humbi jetën gjatë një arresti policor.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Pamjet të frikshme, digjet godina në mes të Tiranës
Artikulli i radhësIlaçi kundër koronavirusit vjen në fund të qershorit