U larguan nga takimi me ambasadorët, Bylykbashi e Vasili i shkojnë në zyrë Bashës

0
Vasili Bylykbashi

Menjëherë pas largimit nga takimi i Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, kanë shkuar në selinë e Partisë Demokratike.

Mësohet se dy përfaqësuesit opozitarë po zhvillojnë një takim në seli me kryedemokratin Lulzim Basha. Ata u larguan nga takimi në rezidencën e ambasadores Yuri Kim, një orë pasi kishin nisur diskutimet.

Ndërkohë, takimet dhe negociatat pritet të vijojnë, ku në fund pritet dhe një marrëveshje mes palëve politike për Reformën Zgjedhore.

Artikulli i mëparshëmArrestohen tre të rinj në Tiranë për pirateri, mënyra që kishin gjetur për të hakëruar platformat dixhitale
Artikulli i radhësAbuzimi i së miturës nga roja i shkollës/ FRPD proteston para Ministrisë së Arsimit: Të shkarkohet Besa Shahini!