Sarah Jessica Parker denoncohet nga ish-punonjësa

0

Sarah Jessica Parker, është denoncuar nga një ish-punonjësja e saj, e cila e akuzon se nuk i ka paguar për një vit rresht, orët e punës shtesë. Bazuar në dokumentet e dorëzara në Gjykatën e Lartë të New York, ish-punonjësja akuzon se nuk është paguar për orët e zgjatura nga 31 dhjetori 2018 deri në 1 mars 2020. Ish-punonjësja kërkon jo vetëm paratë e orëve, por edhe interesat.

“Të gjithë qytetarët meritojnë që të paguhen për kohën kur kanë punuar. Parker ka shkelur ligjin”, deklaroi avokatja e Heather Holt, Lawrence Spasojevich.

Ndërkohë përfaqësuesi ligjor i aktores tha në gjykatë se, “Kemi mësuar akuzat dhe po vlerësojmë kërkesat”. Punonjësja është pjesë e shitjeve të linjës së këpucëve SJP të aktores, e cila ka një linjë dyqanesh në Las Vegas, Maryland, Dubai, Abu Dhabi dhe Canada.

Artikulli i mëparshëmPërplasje me armë zjarri me Policinë/ Çfarë ndodhi në Lezhë, kush është personi në kërkim dhe efektivi që u aksidentua
Artikulli i radhësKrisja e mitit amerikan mes shqiptarëve