Kreshnik Spahiu: Edi Rama sapo mori mandatin e tretë në tavolinë, Luli Basha e firmosi funeralin politik

0
This image has an empty alt attribute; its file name is Kreshnik-Spahiu-590x354-300x180.jpg

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi,  Kreshnik Spahiu ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se Rama sapo fitoi mandatin e tretë si kryeministër në tavolinë me Bashën pa i dhënë asgjë në marrveshje.

Ndërsa shton se kjo marrëveshje është funeral politik i kryedemokratit.

“LAJM I RËNDË: EDI RAMA sapo fitoi mandatin e tretë si kryeministër në tavolinë me Luli Bashën pa i dhënë asgjë në marrveshje. Luli e firmosi funeralin politik.

Lexoni sa shumë i dha në 17 Maj 2017 Lulzim Bashës dhe krahasojeni me tani:Opozita morri në 2017 drejtimin dhe postet:

1. Zv.Kryeministër, teknik
2. Ministri i Brendshëm, teknik
3. Ministri i Arsimit, teknik
4. Ministri i Shëndetësisë, teknik
5. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik
6. Ministri i Financave, teknik
7. Ministri i Drejtësisë, teknik
8. Drejtori i OSHEE
9. Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit
10. Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave
11. Drejtori i pergjithshem i Burgjeve
12. Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural
13. Kryetari i KQZ, propozim i opozitës.
14.Avokati i Popullit, propozim i opozitës.”

Artikulli i mëparshëm“Nëse nuk kruhesh, askush s’të përdhunon”, Eliona tërbohet me komentuesin: Ti duhet të varesh në mes të qytetit bashkë me atë bastardin
Artikulli i radhësInter përgatitet për një “tour de force” të çmendur