Tirana ka kryer testet për Covid-19 paraditen e sotme, bardheblutë shpresojnë të luajnë të dielën

0
Tirana St

Në shkresën e ISHP-së ditën e shtunë njoftohej se testet për lojtarët e Tiranës do të kryheshin ditën e diel dhe se njoftohej FSHF, që të spostonte kalendarin për klubin bardheblu. Vetë Tirana njoftoi më pas se testet do të kryheshin paraditen e së shtunës. Pranë mesnatës së të premtes FSHF reagoi ashpër ndaj Institutit të Shëndetit Publik dhe intitucioneve shtetërore duke i cilësuar “buroktratë dashakeqës që duan të pengojnë futbollin”.

Në fakt testet janë kryer ditën e sotme dhe përgjigjet merren nesër në mëngjes, pohojnë burime zyrtare pranë klubit bardheblu. Në rast se, dhe shpresojmë që ashtu të jetë, çdo gjë shkon mirë, bardheblutë do të luajnë normalisht sfidën e tyre kundër Luftëtarit, në program nesër në orën 17:00 në Gjirokastër.

Artikulli i mëparshëmCOVID-19/ Identifikohen 20 raste të reja në 24 orët e fundit, shkon në 1232 numri total
Artikulli i radhësMSH konfirmon rastin e parë: Një personel shëndetësor u riinfektua me COVID 19 pas 3 muajsh