Nëse ke filluar dalëngadalë të ndryshosh gardërobën, më poshtë do të gjesh disa kombinime të cilat janë shumë praktike. Ka shumë mënyra për t’i ndryshuar veshjet dhe kombinimet. Trendet nuk kanë të ndalur.
Ngjyrat kanë fuqinë të krijojnë një pamje të pastër apo të dukesh e veshur shtrenjtë, por sigurisht jo të gjitha. Këtë vit, hiqni dorë nga shkëlqimi, xixat dhe fokusohuni tek nuancat e mëposhtme.
1. E gjelbra pastel
E veçantë dhe ndryshe nga çfarë do t’ju rrethojë.
2. Rozë e fortë
Mundësisht vishuni me këtë tonalitet të rozës nga koka gjer tek këmbët! Do të pyesin veten nga keni zbritur.
3. E bardha
Asgjë nuk e zbeh fuqinë e kësaj ngjyre. Tregon elegancë, finesë dhe askush s’mund të kritikojë zgjedhjen tuaj.
4. Bojëqielli e zbehtë
Ngjyra më popullore e këtij sezoni.
5. Bezhë
Nuk ka rëndësi sa shpenzoni për një veshje, nëse ka këtë ngjyrë, do të dukeni elegante!