20 mijë tifozë të pranishëm në stadium, derbi i Beogradit “djeg” Covid-19

0
Derbi

Në Serbi luhet futboll sikur nuk ka ndodhur asgjë. Covid-19 është problemi i fundit në derbin e Beogradit, aq më tepër kur në stadium janë të pranishëm 20 mijë tifozë. Në fillim u fol se tifozët duhet të ruanin distancimin fizik në shkallët e stadium por në një sfidë si Partizan-Crvena Zvezda ky term nuk njihet.

Tifozët jo vetëm ishin bashkë në shkallët e stadiumit por si gjithnjë nuk munguan flakadanët që sollën dhe ndërprerjen e sfidës për disa momente në minutën e 32-të. Partizani triumfoj në derbi me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të Natcho, duke siguruar një biletë për në finalen e Kupës së Serbisë ku do të përballet me Vojvodina.

Artikulli i mëparshëmRritet sërish kurba në Maqedoninë e Veriut, 175 raste të reja dhe 5 viktima nga COVID-19
Artikulli i radhësGjyqi i Tahirit/ Ish-ministri mbrojtje prej 138 faqesh. Prokuroria e palëkundur, përfaqësues të SHBA monitorojnë procesin