‘Nikola’ dhe ‘Tesla’ në luftë, kompania e re që konkurron Elon Musk

0

Elon Musk dhe Tesla mund të kenë një konkurrent të ri.

Nikola, një kompani që krijon automjete që punojnë me hidrogjen dhe bateri elektrike, sapo u bë publike. Në ditët e fundit, aksionet e saj janë dyfishuar dhe drejtuesi i kompanisë vendosi të mburret për këtë në Twitter.

Kompania e ndryshoi emrin javën e kaluar, duke marrë emrin e parë të shkencëtarit Nikola Tesla, babait të elektricitetit.

Nikola tashmë ka vlerën $26 miliardë. Kjo e bën kompaninë me më shumë fitime se Ford dhe Fiat Chrysler.

Dy kompanitë e makinave elektrike duket se do të konkurrojnë në të ardhmen për më shumë se thjesht emrin e tyre.

Artikulli i mëparshëmIbra përplaset me Gazidis: Milan nuk ka një projekt, qëndroj vetëm për pasion
Artikulli i radhësSot seanca, Saimir Tahiri mbërrin bashkë me avokatin në Gjykatën e Posaçme të Apelit