Pas shkarkimit të tij nga Gjykata e Lartë, vjen një reagim nga Ardian Dvorani.
Ky i fundit e cilësoi një gafë të paimagjinueshme këtë vendim, ndërsa shtoi se ishte në pritje të arsyetimeve.
“Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme. Por duhet të shikoj çfarë do të katranosin në arsyetim.
Reforma e drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj. Votimi ka qene 6 me 4”, pohon Dvorani.
Kujtojmë se me 6 vota pro dhe 3 kundër, Këshilli i Lartë Gjyqësor shpalli sot mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë. Me mbarimin e mandatit në Gjykatën e Lartë, Dvorani largohet edhe nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ku është për shkak të detyrës si anëtar i Gjykatës së Lartë.
Dvoranit i është propozuar një vend në Gjykatën e Apelit. Gjatë mbledhjes, shumica e anëtarëve u shprehën për mbarimin e mandatit të Dvoranit.