Detaje të reja zbardhen nga ekzekutimi i 40-vjeçarit Hekuran Billa, mbërmjen e kaluar te “Komuna e Parisit”.
Policia ka dyshime që vrasja është kryer me pagesë.
Mësohet se autorët e kanë gjurmuar për të mesuar lëvizjet e 40-vjeçarit. Ata e kanë pritur sa është ngritur nga lokali në zonë dhe ka lëvizur me mjet dhe më pas kanë qëlluar me breshëri.
Në vendngjarje janë sekuestruar rreth 30 gëzhoja. Ndërkohë, siç raporton gazetarja Bezat arma MP5 automatike e përdorur në krim është e ngjashme me ato që përdor Garda, dhe është çuar në laborator. Kjo armë nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri.
Po ashtu, edhe mjeti Benz me portobagazh nuk rezulton i regjistruar. Targat e përdorura AA829 kanë qenë të vjedhura në Lezhë një vit më parë nga një mjet RENAUL.