“Në dy ndeshjet meritonim shumë më tepër se Napoli. Dominuam, Ospina ishte më i miri në fushë. Në nivel përfaqësimesh kam pak gjëra për ti thënë djemve”. Antonio Conte e ka komentuar kështu 1-1 e Inter në San Paolo, që nxorrij zikaltrit jashtë nga finalja e Kupës së Italisë. “Kjo është rruga e duhur, krijuam shumë, mund të ishim më të saktë para portës por Ospina bëri pritje të jashtëzakonshme e shpëtoi rezultatin”, shtoi ai.
“Goli i pësuar është një neglizhencë që duhej evituar, por kjo është rruga që duam e që kemi marrë, ky është futbolli që duam – ka thënë Conte – Lukaku-Lautaro? E shoh gotën gjysëm plot. Krijuam shumë, më vjen keq për djemtë që meritonin të luanin finalen. Napoli luajti një ndeshje të mbyllur, nuk është kurrë e thjeshtë për mesfushorët të gjenin hapësirë. Pavarësisht sjelljes së tyre difensive krijuam shumë. Jam i kënaqur për Eriksen, që po integrohet. Në fund numrat thonë se kemi goditur 17 herë në portë e portieri i tyre ka bërë 10 pritje. Këto janë fakte”.