A duhet shkarkuar një gjyqtar sepse një shtet i huaj i revokon vizën?

0
Iyy

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari ka dalë sot para KPK-së.

DSIK është shprehur se ka papërshtatshmëri për të vijuar detyrën si gjyqtare, pasi ka deklarim të pasaktë të pasurisë, dhe gjithashtu akuzohet se ka fshehur revokimin e vizës amerikane çka mund të sjellë shkarkimin e saj.

Sipas raportimit, gjatë procesit të kontrollit të figurës, DSIK ka dalë në konkluzionin se zonja Hajdari ka bërë deklarim të pasaktë në formularin e vetëdeklarimit, duke fshehur faktin se i është revokuar viza amerikane.

Kjo e fundit ka deklaruar se revokimi i vizës nuk kishte ndodhur në momentin që ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit. Hajdari ka shtuar se nuk i është ndaluar hyrja në ndonjë vend të BE apo NATO.

“Më është kërkuar pasaporta dhe më është komunikuar se jam në proces vetingu ndaj më revokohet viza”, ka thënë ajo.

Artikulli i mëparshëmTurizmi solli neto 93 mln euro në tremujorin e parë, do të mungojnë pas COVID-19
Artikulli i radhësNjoftimi zyrtar nga Aeroporti i Rinasit: Këto janë fluturimet që fillojne nga dita e sotme